Profesori i njohur alarmon: Mortaja e Bardhë dhe zbrazja po e godasin Kosovën, ja kush është fajtori

  • 03 March 2020 - 12:00
Profesori i njohur alarmon: Mortaja e Bardhë dhe zbrazja po e godasin Kosovën, ja kush është fajtori

“Problemet sociale dhe ato ekonomike po ndikojnë negativisht edhe arritjen e martesave të reja sepse shumë qifte të reja nuk e shohin si kohe ideale martesën deri 30 vjet, e disa e shtyjnë edhe më shumë atë. Më pastaj vjen situata tjetër kur dhe lindja e fëmijëve kushtëzohet me procese ekonomike, pra me punë dhe paga normale. Këto janë vetëm disa faktor që e kanë sjellë rënien e natalitetit dhe ikjen e kuadrove jashtë sepse në vendet ë zhvilluara programet sociale janë shumë të favorshme dhe nuk rrezikojnë ekzistencën sikur kushtet e prapambetura në shtetin e ri të Kosovës”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, po vazhdon ti sheh si tepër shqetësuese Raportet zyrtare të statistikave të cilatvazhdimisht zbardhin të dhëna të reja për fenomenin në rritje të trendit të zbrazjes së shtetit të Kosovës, sidomos nga të rinjtë, fuqia më vitale e krahut të punës dhe të elitës profesionale që përgatitet në vend.

Profesor Burjani, duke folur për “Kosova Sot”, thotë se Kosova po e përjeton një zbrazje kaq të madhe për faktin se kemi një dështim të madh të këtyre 20 viteve të kaluara në qeverisjen e vendit, për të garantuar zhvillim dhe jetë dinjitoze për qytetarët e shtetit të ri. Burjani madje dyshon që të dhënat zyrtare, edhe ato të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mundë të jenë të plota, kur flasin qoftë për numrin e qytetarëve që po largohen nga vendi, qoftë edhe ato për numrin të lindjeve që po shkon duke rënë nga viti në vit, sepse këto shifra mundë të jenë akoma më alarmante se që paraqiten në raportet zyrtare.

Image
Blerim Butrjani

“Të gjithë e din se zbrazja e Kosovës është pasojë 20 vjeçare e qeverisjes dhe më specifike nga viti 2008 e këndej, qeverisja korruptive, anarkia dhe pasurimi pa bazë, pa punësia e madhe ka detyruar edhe sot detyron fenomenin e kërkimit punë jashtë Kosovës. Tash më është paraqitur edhe mungesë në vende pune: në ndërtimtari, punëtor në bujqësi dhe infermierë, si rezultat i ikjes. Pra të gjitha profilet profesionale dhe të fuqisë më të vlefshme punëtore po vazhdojnë të emigrojnë në forma të ndryshme. Qytetar të shumtë po ikin për shkak të mos perspektives në vend”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

E kur këtij fenomeni të zbrazjes, i shtohet edhe rënia e natalitetit, Burjani thotë se ky është fakt që flet goditjen e vendit nga “Mortaja e bardhë’ rrezikimi serioz i shtimit të popullatës. “Problemet sociale dhe ato ekonomike po ndikojnë negativisht edhe arritjen e martesave të reja sepse shumë qifte të reja nuk e shohin si kohe ideale martesën deri 30 vjet, e disa e shtyjnë edhe më shumë atë. Më pastaj vjen situata tjetër kur dhe lindja e fëmijëve kushtëzohet me procese ekonomike,pra me punë dhe paga normale. Këto janë vetëm disa faktor që e kanë sjellë rënien e natalitetit dhe ikjen e kuadrove jashtë sepse në vendet ë zhvilluara programet sociale janë shumë të favorshme dhe nuk rrezikojnë ekzistencën sikur kushtet e prapambetura në shtetin e ri të Kosovës”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas profesor Burjanit, dështimi më i madh i shtetit të Kosovës në këto dy dekada është kalimi nga gjendja e shpresës në një gjendje të frikshme nga mos kujdesi i politikës për instalimin e përshkallëzuar të politikave zhvillimore. “Kujdesi ndaj zhvillimit ekonomik është minimal për vitet që kanë mbetur mbrapa, shteti ka mbetur mbrapa, në terr, është bërë një mjedis i pa shpresë dhe i frikshëm për shumicën e qytetarëve të mashtruar dhe të zhgënjyer ndër vite. Dështimi ekonomik është faktori kryesor pse gjendja është tillë. Mos ndërtimi i e ekonomisë së mirëfilltë të tregut dhe deformimet e ndryshme në sferën e ndërtimit të institucioneve adekuate në dobi të qytetarëve, po i detyron ata qëtë ja mësyjnë një alternative tjetër, të marrin rrugë jashtë vendit. Është një shifër e frikshme, e cila duhet të bëjë qeverinë të rrëqethet dhe të kapet nga ethet e frikës për zbrazjen e vendit, kur zbardhet e dhëna se që nga viti 2008 Kosovën e kanë lëshuar së pakut 200.000 mijë qytetar”, thotë profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)