ATK me të hyra rekorde për dy muajt e parë të vitit 2020

  • 03 March 2020 - 15:55
ATK me të hyra rekorde për dy muajt e parë të vitit 2020

Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti,  Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të grumbulloj 97.8  milion euro, vlerë kjo që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.4 milion euro më shumë, apo 11 %. Ndërsa, në raport të planit tëATK-së janë mbledhur 2.7 milion euro më shumë.

Komunikata e plotë e Administratës Tatimore të Kosovës:

Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti,  Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të grumbulloj 97.8  milion euro, vlerë kjo që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.4 milion euro më shumë, apo 11 %. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 2.7 milion euro më shumë.

Niveli i lartë i inkasimit të të hyrave është padyshim përkushtim i plotë i menaxhmentit të lartë dhe stafit të ATK-së, në ofrimin e lehtësirave në vazhdimësi për përmbushje vullnetare të obligimeve tatimore, me theks të veçantë është duke vazhduar me intensitet të lartë trajtimi i stokut të borxheve, si dhe luftimi i ekonomisë joformale- konkretisht trajtimi sipas sektorëve, ku aktualisht ATK është duke trajtuar sektorin e ndërtimtarisë, i cili është vlerësuar si sektori me riskun më të lartë për evazion fiskal.

Sigurisht, këto nuk janë objektivat e vetme mbi të cilat është fokusuar ATK, krahas këtyre janë duke u implementuar standardet më të mira të punës,  të cilat kanë reflektuar edhe në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga ana e stafit të ATK-së.

(Kosova Sot Online)