Të maskuar e të armatosur vjedhin në një pompë derivatesh në Ferizaj

  • 04 March 2020 - 09:43
Të maskuar e të armatosur vjedhin në një pompë derivatesh në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Gerlicë të Ferizajt.

Dy persona kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)