Profesori i njohur ka një mesazh të keq për Kryeministrin Kurti: Letra dërguar në adresë të SHBA-ve është një gabim i madh

  • 04 March 2020 - 13:10
Profesori i njohur ka një mesazh të keq për Kryeministrin Kurti: Letra dërguar në adresë të SHBA-ve është një gabim i madh

Letra dërguar nga ana e Qeverisë, nga Kryeministri Kurti në adresë të SHBA-ve është një gabim i madh. Ai me këtë letër nuk diti të sillet në përputhje me interesat e SHBA por dështoi tërësisht. Ai dështoj dhe tani fati i këtij koalicioni nuk dihet më. Ekziston mundësia dhe rreziku potencial që brenda 3 a 4 muajve kjo qeveri të prishet. Unë konsideroj se në këto kushte dhe në këto rrethana, me këto sjellje ndaj SHBA-ve, për Kosovën shumë më mirë do të ishte të mos kishte fituar Albini kur dihet se idetë e tij politike janë fiksion. E me fiksion dhe me kompleksicitete nuk arrihet asgjë në politikën ndërkombëtare”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Mënyra se si i është drejtuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentit të SHBA-ve Donald Trup, dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me një letër dy ditë më parë, nga profesori i njohur i së drejtës Blerim Burjani, po vlerësohet jo vetëm si qasje jo profesional dhe aspak diplomatike, por skandal i cili mundë ti kushton shumë koalicionit LVV-LDK, në humbjen e mbështetjes amerikane dhe detyrimin për shpërbërjen e Qeverisë, ngjashëm sikur që veproi edhe ish Kryeministri Haradinaj, në prag të dy vjetorit të mandatit të tij. Sipas Burjanit, kryeministri Kurti në këtë letër nuk është zotuar aspak në përmbushjen e kërkesave që vijnë nga SHBA-të, nga kabineti i presidentit taruam lidhur me heqjen e taksës porçështje me prioritet shihen temat që janë problem i brendshëm i Kosovës, që duhet të vetë rregullohen nga institucionet e shtetit të Kosovës, me një mbështetje të lehtë ndërkombëtare, sikur është fusha e sundimit të ligjit, reformat në këtë drejtim dhe luftimi i korrupsionit.

Image
Blerim Bujrani

“Letra dërguar nga ana e Qeverisë, nga Kryeministri Kurti në adresë të SHBA-ve është një gabim i madh. Ai me këtë letër nuk diti të sillet në përputhje me interesat e SHBA por dështoi tërësisht. Ai dështoj dhe tani fati i këtij koalicioni nuk dihet më. Ekziston mundësia dhe rreziku potencial që brenda 3 a 4 muajve kjo qeveri të prishet. Unë konsideroj se në këto kushte dhe në këto rrethana, me këto sjellje ndaj SHBA-ve, për Kosovën shumë më mirë do të ishte të mos kishte fituar Albini kur dihet se idetë e tij politike janë fiksion. E me fiksion dhe me kompleksicitete nuk arrihet asgjë në politikën ndërkombëtare”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, politikat e interesit të madh strategjik ndërkombëtar, nuk varen nga politik bërja e interesit të ngushtë të partive politike brenda një shteti, e në këtë rast as nuk mundë ta kenë ndikimin e vetë qendror as Kosova dhe as Serbia përballë interesit strategjik të SHBA-ve në rajon, prandaj bashkëpunimi me SHBA-të duhet të jetë i matur dhe i peshuar sipas interesit nacional, duke vlerësuar edhekontributin e tyre në të kaluarën e afër dhe më të largët. “Këtë politikë ndërkombëtare nuk mundë ta ndikojnë që të varet as Kosova e as nga Serbia. Albini i ka shkelur parimet ndërkombëtare për dialog pa kushte. Ai iu ka ofruar vetëm në mënyre simbolike BE-së dhe është larguar nga politika e SHBA-ve, me vetëdije apo vetëdije”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në një situatë të vështirë dhe pa rrugëdalje ka mbetur LDK-ja si partner në koalicion, e që në traditën e saj politike e diplomatike asnjëherë nuk kanë qenë veprimet e gabuara strategjike e politike në raport me miqtë e mëdhenj ndërkombëtar, veçmas me SHBA-të, “Fatkeqësisht kjo situatë po i bën dëm edhe LDK-së.LDK-ja duke u gjetur në këtë mes po i bënë dëm vetes sepse LDK është në pozicion tepër të vështirë. Duhet të ndodhë një kthesë e madh dhe e shpejtë në këtë rrafsh. Kosova duhet të përcjell hapin e SHBA-ve në politikën e jashtme, ose duhet ta heq pa vonesë taksen ose të bien qeveria, rrugëdalje tjetër këtu nuk ka”, thotë profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)