Burri nga Llapqeva ushtron dhunë ndaj gruas

  • 05 March 2020 - 12:27
Burri nga Llapqeva  ushtron dhunë ndaj gruas

Një grua është rrahur e dhunuar nga burri i saj në fshatin Llapqevë të Malishevës me 1 mars rreth orës 18:00.  

Policia tregon se viktima me 4 mars ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë. Me rastin janë duke u marrë njësitë relevante policore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën dhunim e dhunë familjare.

(Kosova Sot Online)