E zbulon profesori i njohur: Kështu po fshehet opsioni i ndarjes për Kosovën

  • 06 March 2020 - 07:48
E zbulon profesori i njohur: Kështu po fshehet opsioni i ndarjes për Kosovën

"Duke e mbajtur pastaj konferencën për shtyp Presidenti ka të drejtë që t'i drejtohet masave. Kjo është një çështje legjitime. Por ajo çka tha në konferencë nuk ka gjë fare me çështjen. Presidenti tregoi vizitat por nuk foli dhe nuk tregoi për temat e diskutuara. Askujt nuk i intereson takimi me këtë a me atë zyrtar, kundruall temave. E këtu nuk u tha asgjë. Masat nuk kuptuan pse ishte në SHBA. Çka u diskutua atje? Cilat ishin temat dhe si mendohet te arrihen qëllimet, duke e mbrojtur shtetin sovran të Kosovës. Presidenti e përsëritë se sa e rëndësishme është me u pranua në OKB dhe tërë këtë e ndërlidhte me pranimin nga shteti serb. Kjo ishte çështja e tij. Dhe kjo e tregon rrezikshmërinë që bartin me veti këto bisedime”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelemdni, e ka konsideruar lojë taktike që e ka menduar mirë Hashim Thaçi, me rastin e paraqitjes urgjente të kërkesës për raportim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, rreth vizitës së fundit në SHBA dhe takimeve e bisedimeve që ka pasur atje, jo vetëm me zyrtarët e lartë të shtetit, por edhe më kreun e shtetit serb Aleksandër Vuqiq.

Sipas Kelmendit, mos pritja e Hashim Thaçit për të raportuar në Kuvend sipas përgjigjes që i është dhënë nga ana e kabinetit të kryetares, dhe nxitimi që të paraqitet para medieve, tregoi më së miri se ai është i interesuar të ikë nga zbulimi i së vërtetës, nga debati dhe nga interesimi i deputetëve për tu rrëfyer edhe lidhur me planin për shkëmbimin e territoreve, për të cilin vazhdimisht po shkruajnë mediet e huaja se është një plan aktiv që nuk është hequr si mjet i zgjidhjes në tavolinën e bisedimeve.

Muhamet Kelmendi thotë se Presidenti i vendit ka të drejt të kërkoi që t' i drejtohet Kuvendit në seancë, por e keqja është se Presidenti i vendit kërkohet që për çështjet vitale mos të merr vendime, të mos e uzurpon politikën e jashtme sikur që po vepron dhe nuk po e tregon të vërtetën e projekt marrëveshjes që është në tavolinë të bisedimeve, sado që mediet e huaja raportojnë për opsionin e ndarjes, shkëmbimit kinse të territoreve me Serbinë. Prandaj, sipas Kelmendit është koha që deputetët ta inicojnë peticionin për shkarkim.

Image
Muhamet Kelmendi

“Sipas Kushtetutës së vendit, neni 81, paragrafi 10, Presidenti nuk e ndërton dhe as që e përcakton vijën politike të politikës së jashtme. Ai e udhëheqë politikën e jashtme. Me këtë del qartë se politika e jashtme ndërtohet dhe caktohet nga Kuvendi dhe zhvillohet nga Qeveria, ndërsa Presidenti vetëm e udhëheqë në bazë të përcaktimeve. Është fakt se nëpër mjetet e shkruara në botën e jashtme flitet dhe theksohet se ndarja dhe tërheqja e kufijve është plan aktiv që po bisedohet midis palëve. Mjafton fakti i tillë që nga deputetët të ndërtohet një peticion, duhen 1/3 e deputetëve, duke i përcaktuar këto shkelje në mënyrë që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset për dhe nga Kuvendi të votohet shkarkimi. Kemi me dhjetëra diskutime apo paraqitje të Presidentit për ndryshim të kufijve. Pra, ka fakte”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Mos lejimi për të ju drejtuar Kuvendit është e drejtë e Kuvendit, thotë Kelmendi. sikurse është e drejtë e Presidentit për të kërkuar seancë për të raportuar, po ashtu është e drejtë e Kuvendit për të lejuar apo mos me e pranuar. Ai thotë se Kuvendi ka të drejtë të kërkoj në çdo kohë raportim nga Presidenti dhe se është i detyruar që të raporton në Kuvend, mirëpo Presidenti nuk e priti ftesën e Kuvendit dhe doli në media për të mos e thënë të vërtetën. “Duke e mbajtur pastaj konferencën për shtyp Presidenti ka të drejtë që t'i drejtohet masave. Kjo është një çështje legjitime. Por ajo çka tha në konferencë nuk ka gjë fare me çështjen. Presidenti tregoi vizitat por nuk foli dhe nuk tregoi për temat e diskutuara. Askujt nuk i intereson takimi me këtë a me atë zyrtar, kundruall temave. E këtu nuk u tha asgjë. Masat nuk kuptuan pse ishte në SHBA. Çka u diskutua atje? Cilat ishin temat dhe si mendohet te arrihen qëllimet, duke e mbrojtur shtetin sovran të Kosovës. Presidenti e përsëritë se sa e rëndësishme është me u pranua në OKB dhe tërë këtë e ndërlidhte me pranimin nga shteti serb. Kjo ishte çështja e tij. Dhe kjo e tregon rrezikshmërinë që bartin me veti këto bisedime”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)