E zbulon eksperti: Koalicioni LVV-LDK e huqin tremujorin e parë të fillim vitit, një muaj qeverisje pa program dhe pa ligj për buxhetin

  • 07 March 2020 - 08:08
E zbulon eksperti: Koalicioni LVV-LDK e huqin tremujorin e parë  të fillim vitit, një muaj qeverisje pa program dhe pa ligj për buxhetin

Kur flasim për buxhetin e vitit 2020, përveç mbledhjes që Qeverisë në Prevallë, për akordim të programit qeverisës, rreth planit buxhetor për vitin 2020 shumë pak dihet për opinion, përveç deklarimit të kryeministrit në llogarinë e tij në Facebok, duke e përshëndetur kabinetin qeveritar përball bukurive të Sharrit dhe duke recituar dhe duke cituar thënie e thënie pa fund, por nuk ka diçka konkrete për opinion, përkundër që vazhdimisht janë deklaruar për transparencë të vendimeve.

Se sa do jetë premtues buxheti për vitin 2020 lë shumë për të dëshiruar sepse si asnjëherë më parë janë shumë vonë në miratim të buxhetit, e mund të merret me mend që të fillohet me implementim. Pra mund të kemi një buxhet vetëm që mos të kemi bllokadë institucionale por ka pak shpresë për një buxhet investiv dhe premtues”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online” .(Kosova Sot Online)

Image

 

Të dy partitë politike në partneritetin e ri qeverisë, LVV dhe LDK, edhe pse ka më shumë se një muaj që e votuan kabinetin qeveritar në Kuvend, akoma nuk po arrijnë që para ligjvënësve ta prezantojnë programin e tyre qeverisës, për të cilin aq shumë patën punuar e zhvilluar takime për harmonizim, akoma e pa e firmosur marrëveshjen e koalicionit, e po ashtu po vonojnë edhe më hartimin ligjit të Buxhetit për këtë vit.

Duke kaluar tani në muajin mars dhe nuk do të arrijnë ta bëjnë këtë para fundit të marsit, eventualisht fillimit të prillit.

Duke e analizuar këtë situatë të zvarritjes në detyrat konkrete, njohësi i fushës së ekonomisë Mustafë Kadriaj thotë se kjo është një shenj ë e cila tregon se me gjithat, koalicioni i optimizmit dhe i shpresës sikur që është prezantuar nga partnerët politik, po sfidohet nga mungesa e konsensusit për finalizimin e programit qeverisës dhe prezantimin e tij para Kuvendit të Kosovës, sikur që po sfidohet edhe në bërjen e Ligjit të buxhetit, prandaj nuk kemi rezultate konkrete të prekshme në këtë fillim mandati.

“Një entuziazëm i fitores dhe disponimit që ishte mbas datës 6 tetor, duke u deklaruar për përafrim të qëndrimeve dhe gatishmëri, fare shpejt e demantoi koha dhe tregoi që këto subjekte janë aq larg në të mirë qeverisurit e vendit, për zhvillim të shpejtë, sa qe tani janë kthyer deklarimet e këtyre subjekte edhe në barsoleta të kafeneve: " jemi akorduar për tu takuar apo jemi marr vesh për tu marr vesh"! Pra siç po shihet ne praktikë e gjithë qeverisja e tyre do të ju shkoi duke u marr vesh dhe duke i përafruar qëndrimet, diçka absurde, sepse njëherë akordohesh dhe pastaj vazhdon qeverisjen. Ndryshe këta prapë treguan që nuk kanë qëndrim të njëjtë edhe rastin e taksës ndaj shtetit serb”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Prof. Kadriaj thotë se vonesat me këtë qasje në realizimin e veprimeve konkrete, në interes të zhvillimit dhe realizmit të programit, do të jenë të mëdha, mbase dhe me pasoja, sepse po humbet tremujori i parë i këtij viti. “Pra duke parë deri më tani sjelljen e kësaj qeverie, jemi dëshmitar se kemi dëgjuar vetëm fjalë për mirë qeverisje por deri më tani nuk ka asnjë sinjal përveç shkarkimit të koordinatorëve dhe bordeve, por si duket edhe kjo qeveri në emër të kapjes do e kap pushtetin me militant dhe njerëz familjar, kur po shihet se vetëm kanë filluar ti rehatojnë militantë dhe familjarët e vet nëpër institucione”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ai thotë se problem në vete për partnerët e rinj në koalicion gjithsesi do të jetë dizajnimi dhe programimi i buxhetit të këtij viti, madje edhe votimi në Kuvend, nëse nuk arrijnë që përmes tij të realizojnë disa interesa të balancuara.

“Kur flasim për buxhetin e vitit 2020, përveç mbledhjes që Qeverisë në Prevallë, për akordim të programit qeverisës, rreth planit buxhetor për vitin 2020 shumë pak dihet për opinion, përveç deklarimit të kryeministrit në llogarinë e tij në Facebok, duke e përshëndetur kabinetin qeveritar përball bukurive të Sharrit dhe duke recituar dhe duke cituar thënie e thënie pa fund, por nuk ka diçka konkrete për opinion, përkundër që vazhdimisht janë deklaruar për transparencë të vendimeve. Se sa do jetë premtues buxheti për vitin 2020 lë shumë për të dëshiruar sepse si asnjëherë më parë janë shumë vonë në miratim të buxhetit, e mund të merret me mend që të fillohet me implementim. Pra mund të kemi një buxhet vetëm që mos të kemi bllokadë institucionale por ka pak shpresë për një buxhet investiv dhe premtues”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)