Udhëheqësit e Shtetit urojnë mësuesit për 7 Mars

  • 07 March 2020 - 09:24
Udhëheqësit e Shtetit urojnë mësuesit për 7 Mars

Udhëheqësit e Shtetit i kanë uruar mësuesit për 7 mars. Në mesin e atyre që kanë uruar janë Presidenti Hashim Thaçi, Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe pedagogët me besimin se ata vazhdojnë të jenë prijatarë të ngritjes së gjeneratave të reja të Kosovës, konkurrente dhe të barabarta me gjeneratat e tyre në rajon dhe më gjerë.

“Çdo 7 Mars, në Ditën e Shkollës Shqipe, Ditën e Mësuesit, kujtojmë historinë e shkollës shqipe që ka luajtur rol qenësor në zhvillimin e qytetërimit shqiptar, në krijimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në emancipimin e përgjithshëm shoqëror. Kujtojmë me respekt sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në vitet më të errëta të robëris”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online )