Analisti i njohur kërkesë qeverisë së Kosovës: Vendimet milionëshe të keq qeverisjes PAN jo vetëm të anulohen, të hetohen edhe nga Prokuroria e Shtetit

  • 08 March 2020 - 09:20
Analisti i njohur kërkesë qeverisë së Kosovës: Vendimet milionëshe të keq qeverisjes  PAN jo vetëm të anulohen, të hetohen edhe nga Prokuroria e Shtetit

“Nuk duhet të kursehet asnjë rast i vetëm. Fillimisht vendimet e tilla që zbulohen se janë të kundërligjshme dhe me qëllim të pastra korruptive duhet ta anulohen sa më shpejtë dhe të njëjtat të dërgohen për hetim në prokurorinë e shtetit, nga ana e qeverisë, sepse dihet mirëfilli si ka funksionuar dhe si është abuzuar pa asnjë kursim nga ana e Qeverisë së PAN-it me buxhetin e shtetit të Kosovës në kurriz të qytetarëve të varfër, për përfitime milionëshe nga grupet e ndryshme të interesit. Një nga rastet skandaloze të dyshimta se ka qenë në pyetje abuzimi i madh me buxhetin e që do të duhej përcjellë në Prokurorinë e shtetit, konsideroj se është kontrata 50-milionëshe me konsorciumi “Bechtel Enka” për dy lidhje të reja në autostradën Arbër Xhaferi, vendim ky i cili u bë publik dhe u anulua me kërkesë të ministrit Lumir Abdixhiku”, thotë analisti politik Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse është një afat i shkurtër i fillimit të punës së qeverisë së re të Koalicionit LVV-LDK, shumica e veprimeve që janë ndërmarr deri më tani, sikur që janë shkarkimet në bordet e disa ndërmarrjeve publike, pastaj rasti i anulimit të dhënies së kushteve për ndërtim në afërsi të Liqenit të Badovcit nga Komuna e Prishtinës, dhe së fundi anulimi i vendimit për punë shtesë në autostradën Arbër Xhaferi, po vlerësohen si fillim pozitiv nga Qeveria e Kosovës. Sidoqoftë, analistët politik kërkojnë që kjo ecuri të vazhdohet edhe në raste të tjera, duke analizuar dhe hulumtuar çdo vendim të dyshimtë për të cilin konsiderohet së prapa tij është fshehur qëllimi i përfitimit të grupeve të caktuara të interesit, ose edhe përfitimet personale të individëve, pa varësisht pozitës, nga pozita e sekretarit e deri tek ministri.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” analisti politik Ali Hertica, sipas të cilit, për rastet serioze të cilat implikojnë edhe shpenzime të mëdha buxhetore, e që dyshohet se janë bërë me mos përfillje të ligjeve në fuqi, duke rrezikuar kështu milionat e buxhetit të shtetit, duhet të dërgohen për hetim edhe në Prokurorinë e shtetit, të mos mbeten vetëm raste të realizimit në tentativë, pavarësisht se ato janë zbuluar dhe anuluar para se të ndodhë zbatimi, ekzekutimi i vendimit apo kontratës.

Image
Ali Hertica

“Është për tu përshëndetur ky fillim i ballafaqimit të Qeverisë së re me disa raste konkrete të cilat po anulohen si vendime të kundërligjshme, mos përfilljeve të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Mirëpo sipas mendimit tim, nëse vërtetë kjo Qeveri e ka seriozisht që të ju jep mësim zyrtarëve përkatës, atyre që i ka gjetur aty, apo edhe të tjerëve që mundë të emërohen-zgjidhen se ata duhet të sillen sipas ligjeve dhe kushtetutës, rastet e tilla që kanë të bëjnë me abuzim ligji, dhe për pasojë implikojnë kosto të larta buxhetore, duhet të dërgohen për hetim në prokurori dhe ndaj zyrtarëve përgjegjës të ngritën edhe kallëzime penale”, thotë analisti Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Analisti Hertica konsideron se nëse secili dikaster ministror merret seriozisht më analizën dhe auditimin e gjendjes të cilën e kanë gjetur me marrjen e detyrë, gjasat për të zbuluar skandale të mëdha ekzistojnë dhe të njëjtat, përveç se duhet të ndërpriten, si vendime apo si kontrata, urgjentisht ti dërgohen prokurorisë për hetim, sikur ishte rasti më i freskët i vendimit me kosto 50 milionëshe për Autostradën Arbër Xhaferi. “Nuk duhet të kursehet asnjë rast i vetëm. Fillimisht vendimet e tilla që zbulohen se janë të kundërligjshme dhe me qëllim të pastra korruptive duhet ta anulohen sa më shpejtë dhe të njëjtat të dërgohen për hetim në prokurorinë e shtetit, nga ana e qeverisë, sepse dihet mirëfilli si ka funksionuar dhe si është abuzuar pa asnjë kursim nga ana e Qeverisë së PAN-it me buxhetin e shtetit të Kosovës në kurriz të qytetarëve të varfër, për përfitime milionëshe nga grupet e ndryshme të interesit. Një nga rastet skandaloze të dyshimta se ka qenë në pyetje abuzimi i madh me buxhetin e që do të duhej përcjellë në Prokurorinë e shtetit, konsideroj se është kontrata 50-milionëshe me konsorciumi “Bechtel Enka” për dy lidhje të reja në autostradën Arbër Xhaferi, vendim ky i cili u bë publik dhe u anulua me kërkesë të ministrit Lumir Abdixhiku”, thotë Hertica për Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, analisti Heritca beson se këto raste duhet të jenë vetëm fillimi, mirëpo pas një auditimi gjeneral të autorizuar nga Qeveria, përmes Zyrës Kombëtare të Auditorit, do të zbulohen dhe raste të tjera, të cilat pas konstatimeve të auditorit me dosjen e rekomandimeve profesionale dhe konstatimeve që nxirren aty, ato duhet ti dërgohen prokurorisë për hetim dhe për secilin rast që gjenden prova të ngritën kallëzimet penale për secilin zyrtar të implikuar në shkeljen e ligjit.

(Kosova Sot Online)