Nën kërcënim të thikës vjedhin para në një pompë derivatesh

  • 08 March 2020 - 14:11
Nën kërcënim të thikës vjedhin para në një pompë derivatesh

Dy persona kanë bërë të ditur për policinë se dje në Prishtinë, në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve u janë vjedhur 225 euro.

Sipas raportit të policisë, dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arritur të marrin nga arka ato para të gatshme dhe ikën në drejtim të panjohur.

Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)