Kurti nuk shkon te Thaçi për takim, jep arsyet e refuzimit

  • 09 March 2020 - 13:16
Kurti nuk shkon te Thaçi për takim, jep arsyet e refuzimit

Kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takim te Presidenti Hashim Thaci.

Kurti e refuzon ftesën e Presidentit Thaci, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjës Vetvëendojses, e jo si kryeministër të vendit. 

Zyra për Media e LVV’së, e ka konfirmuar për media se Kurti nuk do të shkojë në takimin që Thaci e ka planifikuar ta mbajë në 13:30. 

Kryeministri Kurti ka thënë sot se Presidenti Thaci është dashur të shkonte në seancën ku foli e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi “e jo të mbajë takime të ndara, për të përcarë”.

Kurti e ka ftuar dy herë gjatë një muaji presidentin Thaci për takime, por ai nuk është përgjigjur. 

(Kosova Sot Online)