E thotë analisti i njohur: Këtu është pengesa e pa kalueshme e planit të fshehtë të ndarjes së Kosovës mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit

  • 10 March 2020 - 07:50
E thotë analisti i njohur: Këtu është pengesa e pa kalueshme e planit të fshehtë të ndarjes së Kosovës mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit

“Ka disa vite që po qarkullon ideja e ndarjes së Kosovës. Vitin e kaluar veç se Thaçi dhe Vuqiq e pranuan një gjë të tillë. Kurrë nuk flitet edhe për ndarjen e Serbisë, por vetëm për ndarjen e Kosovës. Qoftë ndarja e Kosovës, qoftë shkëmbimi i territoreve nuk mundë të bëhet aq lehtë. Kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe një Kuvend. Marrëveshjet e mëdha duhet të votohen në Kuvend me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kështu që ideja e ndarjes nuk mund të ndodh. S'mund të ndodh njëanshëm. E njëjta gjë edhe për shkëmbim territori”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për Kosova Sot Online” .

Sado që po trajtohet, po ngritët dhe po diskutohet me shqetësim të madh propozim plani i ideuar në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiti, president i Serbisë, për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë-ndarje, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, për të cilin plan flet edhe eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Veber, analisti politik Faik konsideron se projektet e tillë të marrëveshjeve me karakter ndër shtetëror dhe ndërkombëtar, nuk mundë të arrihen pa pajtim gjithëpërfshirës të spektrit politik, prandaj edhe shqetësimi që po ngitet në Kosovë nuk duhet të merret seriozisht, nëse për këtë ka vendosmëri të pa lëkundur nga shumica përfaqësuese në Kuvendin e Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Ka disa vite që po qarkullon ideja e ndarjes së Kosovës. Vitin e kaluar veç se Thaçi dhe Vuqiq e pranuan një gjë të tillë. Kurrë nuk flitet edhe për ndarjen e Serbisë, por vetëm për ndarjen e Kosovës. Qoftë ndarja e Kosovës, qoftë shkëmbimi i territoreve nuk mundë të bëhet aq lehtë. Kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe një Kuvend. Marrëveshjet e mëdha duhet të votohen në Kuvend me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kështu që ideja e ndarjes nuk mund të ndodh. S'mund të ndodh njëanshëm. E njëjta gjë edhe për shkëmbim territori”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për Kosova Sot Online” .

Analisti Krasniqi thekson se askush nuk mundë të futet në një proces të bisedimeve me Serbinë edhe nëse bëhet fjalë për formulën e ndërrimit-shkëmbimit të territoreve, sipas ndonjë çelësi që përfitues të jenë të dyja palët, pa u dëmtuar asnjëra palë, për hir të qëndrueshmërisë dhe stabilitetit afatgjatë dhe bashkëpunimit në rajon, sepse në një rast të tillë do të duhej ditur qartë se kush çka merr dhe kush çka jep, me garancinë ndërkombëtare. “Për shkëmbim territori duhet ta dimë se çfarë duhet të japim dhe çfarë duhet të marrim. Cili qenka çmimi për Kosovën për marrëveshje me Serbinë për t'i dhënë Serbisë territor? Kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur që viktima ta dëmshpërblej vrasësin e vetë. Përkundrazi. Vrasësi e ka dëmshpërblyer viktimën”, thotë analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, ideja e treshes Thaçi-Vuqiq-Rama për ndarjen e Kosovës, sipas Krasniqit, nuk mund të zbatohet, jo vetëm për arsyet e cekura më lartë por edhe për shumë arsye të tjera. Madje ai thotë se nëse Serbia nuk ka vullnet që ta njoh realitetin e ri të krijuar në Kosovë, pavarësinë e Kosovës dhe të zhvillon marrëdhënie normale si me shtet tjera, aq më pak ka interes Kosova që vetëm për një ulëse në OKB-të bëjë pazare të dëmshme në dëm të tërësisë territoriale me Serbinë, sepse shumë më i rëndësishme është për Kosovën zhvillimi i vendit dhe krijimi i mirëqenies për qytetarët se sa ndonjë varshmëri e çfarëdo natyre nga ana e Serbisë, pasi që as anëtarësimi në OKB për Kosovën nuk ofron ndonjë garanci të madhe ndërkombëtar, e për këtë e kemi aktual modelin eUkrainës. “S'na duhet njohja nga Serbia duke i dhënë territor tonin. Serbia me toka shqiptare është bërë shtet. Shumica e territorit të Serbisë është me toka që kanë qenë shqiptare. Ajo duhet të na dëmshpërblej, dhe jo ne Serbinë për "hir" të normalizimit te marrëdhënieve. Për anëtarësim në OKB. Ose për investime siç po thotë ambasadori Grenell. Anëtarësimi në OKB s'do të thotë asgjë dhe nuk të garanton asgjë. Edhe Ukraina është anëtare e OKB -së, por një pjesë e territorit të saj vazhdon t'i mbetet e pushtuar nga Rusia. As Kosovës nuk i garantohet asgjë edhe nëse bëhet anëtare e OKB-së. Kosova bëhet shtet i fuqishëm vetëm kur të zhvillohet ekonomikisht, duke filluar nga zhvillimi brendshëm me investime shtetërore”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)