Profesori i njohur thotë troç: Qeveria Kurti në udhëkryq, anulim i taksës ose zgjedhje të reja

  • 11 March 2020 - 07:34
Profesori i njohur thotë troç: Qeveria Kurti në udhëkryq, anulim i taksës ose zgjedhje të reja

“Nuk ka rrugë tjetër, ose të hiqet taksa ose zgjedhje te reja, nuk ka asnjë mundësi ndryshe. Çka është edhe më keq, veç mundë të jetë humbje kohe dhe duhet të shkohet në zgjedhje. Prandaj më mirë nëse veç vazhdon kjo këmbëngulje e kundërshtimit të kërkesave nga SHBA-të, më mirë do të kishte qenë që të mos bëhej fare ky koalicion koti, për tu prish pastaj për shkak të taksës”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, profesori universitar Blerim Burjani, thotë se kjo javë, më së voni deri më 15 mars, është vendimtare për Qeverinë Kurti dhe koalicionin LVV-LDK që të zgjedhin, nëse duan të përfillin kërkesat amerikane për anulimin-heqjen pa kushte të tarifës ndaj tregtisë me Serbinë, mallrave serbo boshnjake për tregun e Kosovës, ose që kriza të thellohet, të prishet koalicioni dhe vendi të shkon në zgjedhje të reja, sepse ndryshe Kosova do izolohet nga miqtë më të fuqishëm ndërkombëtar, nga SHBA dhe nga vende të BE-së.

Image
Blerim Burjani

“Nuk ka rrugë tjetër, ose të hiqet taksa ose zgjedhje te reja, nuk ka asnjë mundësi ndryshe. Çka është edhe më keq, veç mundë të jetë humbje kohe dhe duhet të shkohet në zgjedhje. Prandaj më mirë nëse veç vazhdon kjo këmbëngulje e kundërshtimit të kërkesave nga SHBA-të, më mirë do të kishte qenë që të mos bëhej fare ky koalicion koti, për tu prish pastaj për shkak të taksës”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Blerim Burjanit, është koha, madje edhe e vonuar, që qytetarët të mendojnë akoma më esëll se kush duhet ti përfaqëson ata në institucione, prandaj vota në zgjedhjet e radhës duhet të riorientohet përsëri për ndryshime, sepse ndryshimet e shumëpritura nuk po duken në horizont as me këtë qeveri të re, e cila po rrezikon që ti acaron, prishë raportet shumë miqësore të popullit të Kosovës me SHBA-të dhe aleatët tjerë perëndimor. “Më e keqja është se qytetarët akoma nuk po vetëdijesohen që mos ti votojnë këto parti të deritashme. Le ta votojnë kë të duan por jo duke votuar nga një ekstrem politik tek tjetri sepse kjo vetëm po vazhdon ti sjell dëme të pa ndashme shtetit. Në Kosovë duhet të përkrahët nga qytetarët plotësisht një parti e re e pa sprovuar asnjëherë në pushtet, as nivel qendror dhe as nivel lokal, të mos votohet më grupi i ish partnerëve të PAN-it dhe as VV-ja që nuk është gjë tjetër, siç po duket, veç një antipod i keq, edhe më i keq. Kjo politikë në drejtimin e shtetit kështu nuk funksionon fare. Qytetarët kanë gabuar me vite duke u marr me njerëz të padijshëm dhe jo serioz, por të dëmshëm deri në fund, ose të hiqet taksa ose të prishet koalicioni i kotë”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.(Kosova Sot Online)