Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

  • 11 March 2020 - 08:18
Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lexues të medias kanë dërguar fotografi ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia si dhe ekipet e tjera të emergjencës.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Media, shpejtë do ju sjellë detaje të reja për këtë rast.

(Kosova Sot Online)