Ngjarjet e ditës së sotme në vend

  • 11 March 2020 - 08:24
Ngjarjet e ditës së sotme në vend

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00).

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, vizitojnë SHSKUK-në dhe Klinikën Infektive. (QKUK, ora 10:00).

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën “Zgjedhja mes shumë dhe disa ministrive: Implikimet e ristrukturimit të Qeverisë së Kosovës dhe arsyeshmëria për zvogëlimin e fushëveprimit organizativ të saj në mënyrë të konsiderueshme”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:30).

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane mbajnë konferencë. (Objekti i OEK-ut, ora 11:00).

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate mban takim me përfaqësuesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00).

Fakulteti i Mjekësisë i UP-së do të mbajë ligjëratë informuese rreth COVID-19. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Administrata Qendrore e UP-së, ora 11:00).

KOK mbanë konferencë me rastin e nënshkrimit të kontratës së sponsorizonit me RTK. (Hotel “Sirius”, ora 11:00).

Me rastin e 21-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe më pas në Jeshkovë. (Nga ora 11:00).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00).

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore takohet me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00).

Bëhet pranim-dorëzimi i data-bazës së integruar për rastet e dhunës në familje. (Ministria e Drejtësisë, ora 14:00).

Mb ahet tryeza për Pranverën shqiptare 81. (Instituti Albanologjik, ora 15:00).

LDK në Gjilanit shënon 30-vjetorin e themelimit. (Salla e Tetarit të qytetit, ora 16:00).

Përfundon projekti që kontribuoi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 18:00).

Hapet ekspozita “Ëndrrat e Mesdheut”, e Genti Tavanxhiut. (“Da Vinçi Gallery”, ora 19:00).

(Kosova Sot Online)