Këshilltari i Kurtit ka një mesazh për ata që po i ngusin për taksën

  • 11 March 2020 - 11:56
Këshilltari i Kurtit ka një mesazh për ata që po i ngusin për taksën

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka komentuar diskutimet që po bëhen për çështjen e taksës dhe reciprocitetit.

Hoxha ka shkruar se ata që po i ngusin për taksën, nuk po e kuptojnë se taksa është vetëm bishti i dardhës.

“Ata që na ngusin për taksën, nuk po kuptojnë se taksa është vetëm bishti i dardhës që duhet me gëlltitë e me na mbetë në fyt. Asnjëri prej nesh nuk është i dashuruar pas një takse. Ne jemi ithtarë të reciprocitetit dhe të dinjitetit të shtetit”, ka shkruar Hoxha.

 

(Kosova Sot Online)