Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ky është rendi i ditës
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në rend të ditës është Konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare dhe njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.
Nuk është bërë e ditur se a do të shqyrtohet kërkesa e PDK-së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që e ka paralajmëruar dje lideri i opozitës, Kadri Veseli.
(Kosova Sot Online)