Nuk ka të infektuar me koronavirus në Kosovë

  • 11 March 2020 - 14:31
Nuk ka të infektuar me koronavirus në Kosovë

Sot në media është raportuar se është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus në Kosovë. Kjo ka përhapur panik tek qytetarët dhe pacientët të cilët janë në klinikën Infektive të QKUK’së. Mirëpo, Valbon Krasniqi nga Komiteti Koordinues dhe Vlerësues, ka thënë për media se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Deri më tani, asnjë mostër e marrë nga të dyshuarit për koronavirus, nuk ka rezultuar pozitive. 

Këtë për media e ka konfirmuar i deleguari i Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për të raportuar për situatën rreth koronavirusit, Valbon krasniqi.

“Katër mostra kanë shku. Rezultatet e të njëjtave ende nuk kanë dalë. Piritet qe të dërgohen edhe disa mostra të tjera të pacientëve qe kanë shku në QKUK me sinptoma të koronës”, ka thënë Krasniqi.

Rreth pesë pacientë në këto momente janë duke pritur për t’i bëhen mostrat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Analizat për të njëjtit pritet që të dalin gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë analizuar më shumë se 60 persona me dyshimet për koronavirus. Por të gjitha këto raste kanë rezultuar negative. Do të thotë nuk kanë pasur virusin korona.

(Kosova Sot Online)