Shpend Ahmeti ka një porosi për qytetarët

  • 12 March 2020 - 10:02
Shpend Ahmeti ka një porosi për qytetarët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka porositur qytetarët që të mos krijojnë panik dhe të mos bëjnë blerje të tepruara, për shkak të koronavirusit

Ahmeti ka shkruar në Facebook se sfida e virusit Covid-19 mund të kalohet vetëm me diciplinë dhe duke menduar për njëri-tjetrin.

“S’ka nevojë për blerje të tepruar! Këtë sfidë mund ta kalojmë vetëm të bashkuar, ku secili vepron me diciplinë dhe duke menduar për njëri tjetrin. E dijmë që kapacitetet tona si shtet janë të mangëta por kemi kaluar edhe sfida më të mëdha. Bashkërendim, solidaritet e vigjilencë. Pa panikë”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo porosi e Ahmetit vjen pasi qytetarët kanë krijuar panik dhe kanë filluar furnizimin me shumicë me ushqimet e nevojshme, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Express ka raportuar të mërkurën se marketet në vend kanë filluar të zbrazen. Po ashtu, nëpër fabrikat e miellit në vend, janë parë qytetarë të shumtë duke u furnizuar me miell.

Njëjtë po ndodh edhe me barnatoret, ku qytetarët po krijojnë radhë të gjata, për t’u furnizuar me barnat e nevojshme.

(Kosova Sot Online)