Edhe Zyra e Konsumatorit publikon numrin në të cilin mund t’i raportoni parregullësitë

  • 12 March 2020 - 12:26
Edhe Zyra e Konsumatorit publikon numrin në të cilin mund t’i raportoni parregullësitë

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, ka publikuar një numër në të cilin qytetarët mund të njoftojnë për të gjitha parregullësitë, raporton Express

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka njoftuar se në këtë numër mund të thirrni në çdo kohë.

“Telefono pa pagesë, nga të gjithë operatorët mobilë dhe telefoni fiks: 0800 11000. Ju mund të thirrni në çdo kohë. Pas orarit (16:00) dhe gjatë fundjavës lini porosinë dhe numrin e telefonit apo adresen tuaj në sekretarinë e telefonit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)