Vitia takon Myftiun, s’tregojnë a falet e xhumaja, nesër dezinfektohen krejt xhamitë

  • 13 March 2020 - 12:00
Vitia takon Myftiun, s’tregojnë a falet e xhumaja, nesër dezinfektohen krejt xhamitë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Vitia me këtë rast ka thënë se nuk ka asnjë rast me Coronavirus, edhe pse thotë se janë disa raste duke u testuar për të cilat do të dalin rezultatet më vonë.

“Ne folëm me myftiun dhe besoj që shumë shpejt nga ana e Bashkësisë Islame edhe besimtarët islame shumë shpejt do të njoftohen për ato çka kanë biseduar”, tha Vitia.

Tërnava u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHP-së.

“Ne biseduam për këtë problem global dhe unë si myfti apeloj që të gjithë qytetarët e vendit të respektojnë vendimet qe kanë dal nga Qeveria nga IKShPK-ja dhe si nga Bashkësia Islame”.

Ai ka njoftuar se të shtunën Bashkësia Islame në ora 11:00 do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me masat që do të ndërmerren.

Tërnava tha se nesër do të merret vendim që të dezinfektohen të gjitha xhamitë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)