Shumë shpejt priten rezultatet e reja, për momentin janë vetëm tre qytetarë me koronavirus

  • 14 March 2020 - 14:37
Shumë shpejt priten rezultatet e reja, për momentin janë vetëm tre qytetarë me koronavirus

Për pak minuta pritet të dalin rezultatet për 90 mostrat e pacientëve të dyshuar se janë të infektuar me koronavirus. Rezultatet për dy personat që dyshoheshin se janë prekur nga ky virus kanë dalë negative. Aktualisht, numri i qytetarëve të infektuar është tre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi sot edhe rastin e tretë me koronavirus në Kosovë. Siç tha Vitia, personi i tretë i infektuar është një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.

Përveç këtyre tre personave, në vend deri tani nuk është infektuar asnjë person tjetër me këtë virus, ndonëse në rrjete sociale po shpërndahen informata të tilla.

Rezultatet për 90 mostrat e tjera pritet të dalin për pak minuta.

Ndryshe, dje rreth orës 17:30, janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

“Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë. 

(Kosova Sot Online)