Ja në sa ora dalin rezultatet e 90 personave të dyshuar me koronavirus në Kosovë
Pas orës 19:00 pritet të dalin rezultatet për 90 mostrat e pacientëve të dyshuar se janë të infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.
Ajo ka thënë se publiku do të informohet pas orës 19:00 përmes komunikatës.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë tre persona janë prekur nga virusi COVID-19. Personi i tretë i infektuar është një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.
Qeveria Kurti ka marrë vendim për ndalimin e hyrjeve-daljeve të qytetarëve në komunën e Klinës dhe Vitisë.
(Kosova Sot Online)