Ministrja e Arsimit: Mësimi online shumë shpejt, na duhet ndihma e profesionistëve

  • 15 March 2020 - 15:38
Ministrja e Arsimit: Mësimi online shumë shpejt, na duhet ndihma e profesionistëve

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se shpejt do të nisë mësimi online pas mbylljes së shkollave shkaku i koronavirusit.

Në një reagim në Fb, ajo ka shkruar se tashmë disa kompani private dhe profesionistë të fushës kanë ofruar ekspertizën e tyre pa asnjë kompensim. Ka kërkuar ndihmë edhe prej mësimdhënësve për të krijuar përmbajtjen e nevojshme për të nisur mësimin në formë elektronike.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse asnjëherë me parë nuk është punuar në këtë drejtim POR kemi ndihmë nga shumë operatorë privatë dhe profesionistë të fushës, të cilët në këtë kohë kanë ofruar ekspertizën e tyre pa asnjë kompensim. Ministrisë i duhet edhe kontributi i shumë mësuesve dhe arsimtarëve për të krijuar përmbajtjen”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka bërë thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi dhe të mos ketë panik.

(Kosova Sot Online)