Kreu i komunës së Malishevës apel ministrisë: Kemi mungesa, na duhen mjekë
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka bërë apel që Ministria e Shëndetësisë të dërgojë mjekë në qytetin e tij.
Ai ka thënë se dy mjekë tashmë të këtij qyteti janë futur në karantinë pas kontaktit që ata kanë pasur me gruan e cila ështe prekur nga koronavirusi.
Përvec mjekëve, Begaj shpjegoi se komuna e tij ka nevojë edhe për furnizime të tjera.
Ai ka thënë se asnjë zyrtar i shtetit s’e ka vizituar Malishevën, duke bërë thirrje për përkrahje nga niveli qendror
(Kosova Sot Online)