Kjo është harta e të prekurve me koronavirus në Kosovë

  • 15 March 2020 - 20:47
Kjo është harta e të prekurve me koronavirus në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka shpallur gjendjen emergjente të shëndetit publik derisa nëntë presona janë konfirmuar se janë infektuar me Convid-19.

Rasti i parë u shënua në Viti kur i infektuar rezultoi një 77 vjeçar i kthyer nga Italia. Të njëjtën ditë pozitive në koronavirus doli edhe një italiane 20 vjeçe me banim në Kosovë.

Po me convid-19 janë infektuar edhe djali dhe gruaja e 77 vjeçarit nga Vitia.

Ndërkohë katër raste të tjera me këtë virus janë shënuar në komunën e Malishevës.

Një rast është shënuar në Klinë dhe një në Podujevë.

Klina, Vitia dhe Malisheva janë futur në karantinë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar kur u shënua rasti i parë në Kinë në mbarë botën janë infektuar 156,407, 73.968 janë shëruar derisa 5833 kanë humbur jetën.

Image

(Kosova Sot Online)