Banorët e Prishtinës duartrokitën nga ballkonet për mjekët dhe infermierët

  • 15 March 2020 - 21:25
Banorët e Prishtinës duartrokitën nga ballkonet për mjekët dhe infermierët

Qytetarët e Prishtinës sonte në orën 21:00 kanë duartrokitur dhe brohoritur në përkrahje të mjekëve dhe infermierëve të cilët janë të parët në luftën kundër Covid-19.

Për disa minuta disa lagje të Prishtinës brohoritën dhe duartrokitën për disa minuta në përkrahje të punëtorëve shëndetësor që aktualisht po punojnë me orë të zgjatura kundër koronavirusit.

Një masë e tillë kishte filluar në Itali dhe një gjë të tillë në përkrahje të mjekëve  dhe infermierëve e bëri edhe Shqipëria.

Kosova deri më tani ka konfirmuar 9 raste me koronavirus.

 

Pas luftes, pra qe 21 vite mjekët kosovar u peshtynë, u shajtën , thjeshtë i shëndrruan ne " djajtë e bardhë". Sonte "sefte" qytetaret i pershendeten mjeket me apllauz nga ballkonet e tyre.

Publiée par Arsim Gerxhaliu sur Dimanche 15 mars 2020

(Kosova Sot Online)