Prishtinasi e rrah gruan, e bën për spital

  • 17 March 2020 - 10:55
Prishtinasi e rrah gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)