Arrestohet pronari i një lokali në Pejë, nuk e respektoi vendimin për izolim
Policia në Pejë ka arrestuar pronarin e një lokali pasi nuk ka zbatuar vendimin e qeverisë për mbyllje të lokalit
Rasti ka ndopdhur mbrëmjen e së hënës në Pejë, ku i dyshuari ka hapur lokalin e tij dhe iu ka shërbyer klientëve.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19, qeveria e Kosovës ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Një ndër masat e marra është mbyllja e lokaleve të cilat frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.
Deri më tani, në Kosovë janë prekur 16 persona nga koronavirusi.
(Kosova Sot Online)