Gjakovari e bën për spital nënën duke e rrahur

  • 17 March 2020 - 11:05
Gjakovari e bën për spital nënën duke e rrahur

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Komunën e Gjakovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)