E infektuar me koronavirus, 36-vjeçarja merr avionin dhe ‘pushon’ në ishullin tropikal

  • 17 mars 2020 - 15:12
E infektuar me koronavirus, 36-vjeçarja merr avionin dhe ‘pushon’ në ishullin tropikal

Një turiste britanike është kritikuar ashpër pasi ka marrë avionin dhe ka udhëtuar drejt një vendi të populluar turistik menjëherë pasi u diagnostikua me koronavirus, pavarësisht se iu kërkua të izolohet.

Gruaja, 36 vjeç, e cila kishte qenë në Australi më pak se një javë më parë, testoi pozitive për sëmundjen në Sidnei para se të udhëtonte drejt ishulli Hamilton në Whitsundays të Queensland këtë të premte.

Autoritetet shëndetësore të NSW kontaktuan homologët e tyre në Queensland, të cilët ranë në gjurtmët e gruas të dielën, raporton Courier Mail.

Ajo e kaloi natën në izolim në ishull para se të merrej me varkë në Mackay, ku aktualisht është shtruar në spital. Bëhet me dije se shtetasja britanike iu ka thënë autoriteteve se nuk e ka kuptuar mirë kur i kanë thënë të vetë izolohet.

Zëdhënësi i ishullit të Hamilton konfirmoi në një deklaratë se një vizitor ndërkombëtar kishte testuar pozitiv për COVID-19.

Ai deklaroi: “Ishulli Hamilton do të dëshironte të theksonte se siguria dhe mirëqenia e vizitorëve dhe se njerëzve tanë në ishull është me përparësi të madhe”.

(Kosova So Online)