Një anëtar i familjes mbretërore testohet pozitiv me koronavirus
Pasardhësi i perandorit të Austrisë, Karl von Habsburg, 59 vjeç bëhet anërtari i parë i një familje mbretërore që diagnostikoht me koronavirus.
Karl von Habsburg u diagnostikua me koronavirus, por insiston se është mirë dhe e markon këtë sëmundje si të ‘bezdisshme, shkruan DailyMail.
Pasi u testua pozitiv me koronavirus, Karl von Habsburg, po qëndron në karantinë.
Politikani, 59 vjeç, i cili është kreu i shtëpisë së Habsburg-Lorenit dhe nipi i Perandorit të fundit të Austrisë, Charles I të Austrisë, konfirmoi lajmin në kanalin televiziv austriak oe24, pasi filluan t’i shfaqen simptomat javën e kaluar.
Ai insistoi se është ‘mirë’ dhe e ka quajtur virusin ‘të bezdisshëm’, duke shtuar: ‘Nuk është plagë e zezë’.
‘Mendova se ishte gripi i zakonshëm. Kur një mik më thirri dhe më tha se kishte dalë pozitiv në një kongres në Zvicër, atëherë u testova edhe unë”, tha ai.
Ai lavdëroi autoritetet austriake për mos panik dhe veprimin e duhur.
Karl kishte pasur simptoma të vogla të koronavirusit, përfshirë kollë, dhimbje koke dhe pak ethe.
Lajmet për diagnostikimin e Karl vijnë pasi Mbretëreshës Letizia e Spanjës u testua për koronavirusin pas një puthjeje në faqe me një ministër të infektuar të qeverisë në fillim të këtij muaji.
(Kosova Sot Online)