Dezinfektohen 200 ndërtesa në Prishtinë

  • 17 March 2020 - 15:45
Dezinfektohen 200 ndërtesa në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar dezinfektimi i 200 ndërtesave në kryeqytet.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se Ndërmarrja Publike Banesore ka filluar me dezinfektimin e 200 ndërtesave, mirëmbajtjen e të cilave e ka nën menaxhim.

“Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka filluar sot dezinfektimin e 200 ndërtesave, mirëmbajtjen e të cilave e ka nën menaxhim”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, janë dezinfektuar edhe disa rrugë në Prishtinë.

Kjo po bëhet për shkak të mbrojtjes nga virusi Covid-19, nga i cili tashmë janë prekur 16 persona në Kosovë.

(Kosova Sot Online)