Dezinfektohen rrugët dhe sheshet e Mitrovicës

  • 18 March 2020 - 11:40
Dezinfektohen rrugët dhe sheshet e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendimin që të dezinfektohen të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit

Dezinfektimi është bërë mbrëmjen e së martës, bën të ditur Komuna e Mitrovicës në një komunikatë për media.

 “Pas vendimit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, mbrëmë KRM “UNITETI” ka vazhduar me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve, si dhe kanë bërë dezinfektimin e shesheve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është theksuar se një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, me dezinfektimin e të gjitha rrugëve kryesore të Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)