Nisma e mbështet propozimin e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

  • 18 March 2020 - 14:24
Nisma e mbështet propozimin e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike e edhe sa i përket koronavirusit COVID-19.

Ai tha se “kërkojnë mobilizim më të madh”, për ta luftuar koronavirusin.

“Ne si parti nuk kemi dilema, jemi të gatshëm ta japim gjithë ndihmën për t’iu ndihmuar institucioneve”, tha Limaj.

“Nisma mbështet dekretin e presidentit për masa të jashtëzakonshme”, tha Limaj.

Ka folur edhe për përplasjet e herëpashershme mes partnerëve në koalicion e madje edhe përplasjet Kurti-Thaçi, porse ka thënë se s’do që t’i komentojë në detaje por sipas tij, është koha për unifikim rreth virusit COVID-19.

“Tash e pashë shkarkimin e Veliut. Veliu ka mbështetur deklaratën e presidentit. Unë s’kam koment rreth kësaj teme. Duhet të mobilizohemi të gjithë, nuk është koha për beteja politike”, tha Limaj.

Kujtojmë se dje presidenti Hashim Thaçi ka propozuar dekretin për situatë të jashtëzakonshme, dhe sot, ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, por, kryeministri Albin Kurti nuk e ka përkrahur. Ai ka thënë se është masë ekstreme dhe e panevojshme.

(Kosova Sot Online)