Boikeni i VV’së: Agim Veliu i infektuar me koronathaçizëm

  • 18 March 2020 - 15:50
Boikeni i VV’së: Agim Veliu i infektuar me koronathaçizëm

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit, nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Boiken Abazi,  drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri sot gjatë ditës i ka bërë dy shkrime lidhur me shkarkimin e Veliut.

Fillimisht, e ka përgëzuar Kurtin, për siç ka thënë ai largimin e një anëtari nga kabineti që është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës.

“Përgëzime KM Kurti – largoi një anëtar kabineti të rrezikshëm për shëndetin publik dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Abazi ndërkaq, i ka reaguar Veliut për deklaratën  e tij që Kurti dhe anëtarët e qeverisë nga radhët e LV’së e kanë bërë testin për koronavirus.

Ai ka ironizuar duke thënë se Agim Veliu është i infektuar dhe në gjendje të rëndë me koronathaçizëm.

(Kosova Sot Online)