As frika nga koronavirusi nuk po i ndalë hajnat në Kosovë, ata po grabisin pompa

  • 19 March 2020 - 09:29
As frika nga koronavirusi nuk po i ndalë hajnat në Kosovë, ata po grabisin pompa

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje nën kërcënimin e armëve është grabitur një pikë karburanti në Ferizaj.

Viktimat meshkuj punëtorë të pikë së karburantit kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur dy telefona celular para kesh 500 euro dhe një shumë paketime cigare në vlerë rreth 5000 mijë euro.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptar  punëtorë në një pikë të karburanteve, kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të panjohur dhe nën kërcënimin e armës  AK-47, u kanë grabitur  dy telefona celular, para kesh 500€ dhe një shumë paketime me cigare,  të gjitha në vlerë rreth 5000€”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk raportohet për lëndime.

Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës

(Kosova Sot Online)