Australia dhe Zelanda e Re ua ndalojnë hyrjen të huajve

  • 19 March 2020 - 13:58
Australia dhe Zelanda e Re ua ndalojnë hyrjen të huajve

Australia dhe Zelanda e Re do të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve të huaj nga dita e premte si tentativë për të penguar përhapjen e Koronavirusit.

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ky urdhër nga vendi i tij do të hyjë në fuqi nga ora 21:00, shkruan BBC.

Por më herët do të fillojë Zelanda e Re, nga mesnata e së enjtes.

Kjo masë nuk vlen për qytetarët, banorët e përhershëm dhe familjet e tyre.  Të dy liderët e të dyja vendeve kanë thënë se kanë punuar bashkë në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)