E thotë analisti i njohur: Ja çfarë do të ndodhë me Qeverinë Kurti pas kalimit të krizës së koronavirusit

  • 20 March 2020 - 07:41
E thotë analisti i njohur: Ja çfarë do të ndodhë me Qeverinë Kurti pas kalimit të krizës së koronavirusit

“Ky koalicion mund të shtyhet vetëm për shkak të kësaj gjendje të koronavirusit , kjo i bije që fati i kësaj qeverie, sikurse edhe i Kuvendit nuk dihet. Kjo paqartësi vjen edhe për shkak të pengimit të dialogut përmes taksës. Tani ra urgjenca me këtë situatën e fundit por duhet të ndodhte të hiqej taksa dhe të ri nisë dialogu. Sidoqoftë kjo legjislaturë mundë të jetë edhe më e dobët se e kaluara, po ashtu sikurse edhe qeveria e vendit. Pra këtu po shihet që nuk ka fare profesionalizëm, po sjellin situata të jashtëzakonshme, pa vendim dhe pa debate e pa standarde ndërkombëtare. Është një precedan serioz marrja e masave drastike në mënyrë të njëanshme nga Qeveria pa e pyetur Kuvendin”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik, vlerësojnë se opozita e kësaj legjislature të re, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, është duke i përdorë të gjitha mjetet dhe situatat nëpër të cilat po kalon vendi, edhe dobësinë më të vogël të këtij koalicioni qeverisë, duke mos e përjashtuar tash së fundi edhe këtë sfidën, fatkeqësinë me përmasa të gjëra rajonale e botërore të pandemisë së koronavirusit, për ta sulmuar dhe shantazhuar Qeverinë e re akoma të pa stabilizuar, me qëllim që sa më shpjet ta merr pushtetin dhe të ja shkurton mandatin koalicionit, edhe ashtu mjaft të brishtë e të pa koordinuar mes LVV-së dhe LDK-së. Këtë strategji veprimi, sipas Blerim Burjanit, opozita u mundua ta përdorë edhe në seancën e jashtëzakonshme për Ligjin e Buxhetit të shtetit për vitin 2020, duke provuar ta bojkoton dhe pamundëson miratimin e buxhetit, vetëm nga lakmia dhe egoja për pushtet.

Këto sjellje të ulëta politike që po i dëshmon tani opozita, duke abuzuar edhe me këtë situatë serioze brenda vendit, dhe temat tjera politike, sipas Burjanit, janë tregues besnik se asnjëherë deri më tani, as në këto ditë të vështira, nuk e ka interesin te alternative për mirë qeverisje të vendit, por për kthim në pushtet me çdo kusht dhe zhvatje të shtetit. Prandaj, nëse Koalicioni LVV-LDK, nuk merr vendime të shpejta sipas kërkesave të faktorit ndërkombëtar, që të hiqet taksa ndaj prodhimeve serbe, dhe ti hapet rruga dialogut me Serbinë, kjo qeveri do të bije brenda tre katër muajsh, dhe vendi përsëri do të shkon në zgjedhje të reja. Krejt çka mundë ta ngadalëson këtë proces, sipas Burjanit, është pritja e stabilizimit të situatës nga koronavirusi, dhe me kalimin e kësaj gjendje, kjo qeveri mundë të rrëzohet sepse koalicioni po dëshmohet i dobët, si në përbërjen parlamentare edhe në ekzekutiv.

Image
Blerim Burjani

“Ky koalicion mund të shtyhet vetëm për shkak të kësaj gjendje të koronavirusit , kjo i bije që fati i kësaj qeverie, sikurse edhe i Kuvendit nuk dihet. Kjo paqartësi vjen edhepër shkak të pengimit të dialogut përmes taksës. Tani ra urgjenca me këtë situatën e fundit por duhet të ndodhte të hiqej taksa dhe të ri nisë dialogu. Sidoqoftë kjo legjislaturë mundë të jetë edhe më e dobët se e kaluara, po ashtu sikurse edhe qeveria e vendit. Pra këtu po shihet që nuk ka fare profesionalizëm, po sjellin situata të jashtëzakonshme, pa vendim dhe pa debate e pa standarde ndërkombëtare. Është një precedan serioz marrja e masave drastike në mënyrë të njëanshme nga Qeveria pa e pyetur Kuvendin”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Mos koordinimi i duhur në mes të partnerëve qeverisës, sipas Blerim Burjanit, po bënë që kjo qeveri e re të shkon drejtë dështimit, prandaj fundi i saj mundë të jetë shumë i shpejtë sepse, sipas Burjanit, kjo qeveri nuk mundë ti ikë përgjegjësisë për dështimet në këtë fillim mandati, as në planin e brendshëm e as në politikën ndërkombëtare, sidomos në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe legjislacionin ndërkombëtar.

“Ky koalicion mundë të prishet për 3-4 muajt e ardhshëm, prandaj nuk pres asgjë serioze nga puna e tyre. U duk se filloj mirë me depolitizim por problemi më i madh mbetet dialogu me Serbinë. Nëse nuk e kalon kjo qeveri këtë situatë atëherë s’ka gjë prej tyre, pra do të shkarkohet edhe kryeministri dhe shteti pas 3-4 muajve të ardhshëm shkon në zgjedhje, vetëm pritet sa të ndalet.Të qetësohet situata e sotme me koronavirusin, që nuk e besoj të zgjas në rrethanat e Kosovës më shumë se dy muaj,më së shumti. Kriza në këtë koalicion është serioze sepse kjo qeveri nuk po arin të flet e të merr qëndrime në mënyrë unike. LDK është e lënë anash në shumë vendime të kësaj qeverie”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)