Këto janë lagjet që do të pastrohen e dezinfektohen sot në kryeqytet

  • 20 March 2020 - 11:55
Këto janë lagjet që do të pastrohen e dezinfektohen sot në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot do të vazhdohet me pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në Matiçan, Ulpianë, Breg të Diellit, Hajvali dhe Veternik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka falënderuar të gjitha kompanitë e kontraktuara, për punën efikase, të palodhshme, në këtë krizë emergjente shëndetësore.

“Dhe kështu përmbushim synimin që të bëjmë pastrim të thellë në gjithë qytetin . Falënderohemi si Komunë e Prishtinës, gjitha kompanitë e kontraktuara, për punën efikase, të palodhshme, në këtë krizë emergjente shëndetësore. Angazhohemi po ashtu, që të udhëzojmë qytetarët të rrijnë në shtëpitë e tyre, dhe të kontribojnë në shëndetin e përgjithshëm të shoqërisë”, ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)