Eurodeputeti austriak u bënë thirrje VV-së dhe LDK-së që të mos krijojnë krizë politike

  • 21 March 2020 - 09:12
Eurodeputeti austriak u bënë thirrje VV-së dhe LDK-së që të mos krijojnë krizë politike

Eurodeputeti austriak Lukas Mandi u ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-së që të mos e luftojnë njëri tjetrin por pandeminë e koronavirusit.

Lukas Mandi i cili është deputet në Parlamentin Evropian nga Grupi i Partive Popullore Evropiane ka shkruar në Twitter se partnerët e qeverisë nuk duhet të shkaktojnë tani krizë qeveritare.

“Zyrtarët kosovarë duhet të qëndrojnë së bashku në këto kohë të vështira dhe të mbajnë qeverinë në vend se të krijojnë kriza politike për të tejkaluar vështirësitë për hir të armikut të përbashkët (koronavirusi). Mbani premtimet. Mos luftoni njëri tjetritn. Luftoni koronën”, ka shkruar eurodeputeti.

(Kosova Sot Online )