Mjekët kinezë që shkuan në Itali: Ju ende s’e keni kuptuar, nëse dilni jashtë shtëpive, ky virus bën gjëmën

  • 21 March 2020 - 10:49
Mjekët kinezë që shkuan në Itali: Ju ende s’e keni kuptuar, nëse dilni jashtë shtëpive, ky virus bën gjëmën

Ekipet kineze të ardhura në ndihmë të popullit italian kanë zhvilluar një konferencë për shtyp me presidentin e rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, ku theksuan se shumë gjëra nuk po funksiononin siç duhej në luftën ndaj COVID-19, sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”.

”Ju me sa duket akoma nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, është e pakuptueshme se përse ka akoma metro që punojnë. Nuk shikoj njerëz të mbajnë maska”, theksoi mjeku i ekipit kinez.

”Kënaqësi të takoj mediat. Këto probleme që po përballojmë tani i hasëm në Wuhan gjatë epidemisë. Kemi nje panoramë të gjendjes aktuale. Duhet të mendojmë pozitivisht deri në kalimin e situatës, e cila nuk është aspak e lehtë”, shtoi specialisti kinez.

”Motivi pozitiv është që problemi tashmë do të duhet të menaxhohet në mënyrë internacionale. Nëse do të arrini të zbatoni rreptësisht karantinën, do të mund të përballoni infeksionet e atyre që kurohen në shtëpi dhe ato të reja”, shtoi ai.

”Ne në Wuhan iu bindëm rregullave derisa arritëm të ulim numurin e infeksioneve. Pas nje misioni të parë në Padova tani kemi ardhur në Milano. Ka shumë njerëz pa masa mbrojtëse”, nënvizoi specialisti kinez.

”Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Personat duhet të jenë koshientë. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi”, shtoi ai.

"Kush e ka jetuar është i vetëdijshëm për mënyrën se si përballohet kjo situate. Duhet t’i kërkojmë qeverisë të marrë masa më të ashpra”, tha presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana.

”Do të flas me kryeministrin Conte për masat që duhet të marrim për të dalë nga kjo tragjedi”, përfundoi Fontana duke bërë një urim special për gjithë personelin sanitar, dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë betejë.

(Kosova Sot Online)