Shi dhe borë, moti sot dhe ditëve në vijim në vendin tonë

  • 22 March 2020 - 10:07
Shi dhe borë, moti sot dhe ditëve në vijim në vendin tonë

Nga sot rënie e theksuar e temperaturave. Në javën e parë të pranverës rikthehet moti dimëror, me mundësi edhe për reshje bore.

Datat:

22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë..
23.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Herë pas here me reshje të dobëta bore.
24.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.
25.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje të dobëta bore dhe shiu, e gjatë ditës herë pas here me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 4C deri në -3C, e maksimalet nga 21C, të shtunën, deri në 1C ditën e hënë. Nga dita e martë maksimalet do të shënojnë rritje graduale, e të mërkurën do të arrijnë në 7C.
Të shtunën do të fryejë erë mesatare jugperëndimore 5-9m/s, e prej ditës së diel erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e nga dita e hënë do të shënojë rritje. 

(Kosova Sot Online)