Virusi Korona/ Ceremonia e varrimit të 85-vjeçarit nga Dumnica do të bëhët vetëm nga familja e ngushtë

  • 22 March 2020 - 11:22
Virusi Korona/ Ceremonia e varrimit të 85-vjeçarit nga Dumnica do të bëhët vetëm nga familja e ngushtë

Familjarët e viktimës që humbi jetën në Dumnicë të Podujevës kanë njoftuar se ceremonia e varrimit për familjarin e tyre 85-vjeç, do të bëhët vetëm nga familja e ngushtë.

Plaku Halim Halimi i cili dyshohet se ishte i prekur me virusin korona ka vdekur sot në mengjes derisa ishte në karantinë.

Rikujtojmë se me virusin korona nga kjo familje është i prekur edhe djali dhe vajza e tij.

(Kosova Sot Online)