Rama ia thotë prerë qytetarëve: Nesër në orën 05:00 hapet qarkullimi, keni 8 orë kohë për të bërë pazar

  • 22 March 2020 - 13:58
Rama ia thotë prerë qytetarëve: Nesër në orën 05:00 hapet qarkullimi, keni 8 orë kohë për të bërë pazar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se arkullimi për këmbësorët do të hapet nesër, e hënë, në orën 05:00, për këmbësorët dhe do të kenë kohë deri në orën 13:00 për të bërë pazar. 

Duke zbatuar qëndrimin në radhë dhe distancën me njëri-tjetrin që të mos kenë kontakte fizike. Rama foli edhe për videon nga Algjeria të cilën e postoi si nga Spanja, duke kërkuar  sërish ndjesë.

“Më falni që edhe unë rash pre e qytetarit digjital që këtë herë ishte i pafajshëm. Por ama qëllimi i postimit të asaj videoje nuk ndryshon. Nesër e më tej forcat e rendit nuk do tolerojnë askënd që nuk e kupton që grumbullimi, radha nëpër tregje, xhirot në rrugë janë të paligjshme dhe të patolerueshme për këtë luftë. Monitorim elektronik të lëviszjeve, por kjo do edhe pak kohë. Të mësohemi urgjent me orarin e ri të lëvizjes, 05:00-13:00. Të marrim masa të reja dhe të adoptohemi me ndryshimet e vazhdueshme. Tetë orë janë të mjaftueshme për të bërë pazar“, u shpreh Rama.

(Kosova Sot Online)