E thotë eksperti i legjislacionit zgjedhor: Kjo është formula e vetme e daljes nga kriza pas votimit të mocionit kundër Qeverisë Kurti

  • 22 March 2020 - 16:02
E thotë eksperti i legjislacionit zgjedhor: Kjo është formula e vetme e daljes nga kriza pas votimit të mocionit kundër Qeverisë Kurti

“Qeveri të tillë, teknike apo gjithëpërfshirëse, nuk mundë të ketë fare pa pëlqimin e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Pra VV-ja prapë i takon e drejta të ri kompozoj Qeverinë me një parti tjetër, nëse ka të interesuar. Ka gjasa që VV në mos pajtim me asnjë formulë të mbetet si qeveri kalimtare deri në fund të kësaj pandemie, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra mbetet të shihet. Qeveria e përkohshme nuk mundë të ketë pa një marrëveshje të zgjeruar në mes të partive parlamentare”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online” .

Image
Blerim Burjani

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, ish anëtarë i KQZ-së, dhe njohës i proceseve elektorale, thekson se në rast se votohet mocioni i LDK-së në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, krijimi eventual i një Qeverie të përkohshme teknike, ose të spektrit të gjerë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës, nuk mundë të bëhet pa pëlqimin e partisë së parë fituese të zgjedhjeve LVV, prandaj edhe nuk mundë të jetë Qeveri legale, legjitime e as funksionale, për të marr vendime të rëndësishme për vendin. “Qeveri teknike e përbërë prej partive nuk mundë të bëhet, pra nuk ka këso lloj të qeverive teknik, qeveritë e tilla janë jo partiake, mundë të ketë vetëm qeverisje të zgjeruar të përbërë nga të gjitha partitë politike, nëse mundë të kenë një marrëveshje kalimtare deri në zgjedhje të reja”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Burjanit, asnjë lloj i Qeverisë së re, nuk mundë të bëhet duke bërë kombinime të tjera politike apo të ekspertëve, nëse nuk pajtohet për këtë edhe VV-ja, sepse të drejtën për propozim të mandatarit të ri, nëse shkarkohet kryeministri Kurti, përsëri e ka VV-ja, madje edhe duke hyrë në koalicion me ndonjë nga subjektet tjera parlamentare, përveç LDK-së që e ka ngritur mocionin. E nëse nuk shpreh interesim askush për tu bashkangjitur me LVV-në, sipas Burjanit, deri në zgjedhjet e reja dhe kalimi i situatës me koronavirusin, mundë të vazhdon si qeveri kalimtare, Qeveria në largim e Albin Kurtit.

“Qeveri të tillë, teknike apo gjithëpërfshirëse, nuk mundë të ketë fare pa pëlqimin e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Pra VV-ja prapë i takon e drejta të ri kompozoj Qeverinë me një parti tjetër, nëse ka të interesuar. Ka gjasa që VV në mos pajtim me asnjë formulë të mbetet si qeveri kalimtare deri në fund të kësaj pandemie, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra mbetet të shihet. Qeveria e përkohshme nuk mundë të ketë pa një marrëveshje të zgjeruar në mes të partive parlamentare”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)