Angela Merkel mbyllet në karantinë, u takua me një doktor që doli pozitiv në koronavirus

  • 22 March 2020 - 21:35
Angela Merkel mbyllet në karantinë, u takua me një doktor që doli pozitiv në koronavirus

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të futet në karantinë pasi një doktor që e kishte vizituar ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit.

Lajmin e bëri publik zëdhënësi Steffen Seibert.

Merkel është izoluar në shtëpinë e saj.

Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve.

Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku.

Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë.

(Kosova Sot Online)