E thotë profesori i së drejtës: Rrëzimi i Qeverisë së re të Kosovës do të sjell këtë goditje kundër Gjykatës Speciale

  • 23 March 2020 - 07:51
E thotë profesori i së drejtës: Rrëzimi i Qeverisë së re të Kosovës do të sjell këtë goditje kundër Gjykatës Speciale

“Nëse do të shkarkohej Qeveria aktuale, në kontekstin e pandemisë Corona Virus, të kohëssë funksionalizimit edhe të Kolegjeve Prokuroriale e Gjyqësore Speciale, të nevojave imediate të reformimeve të mirëfillta në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë, të ndërtimit të rendit juridik dhe të aplikimit të përkushtuar të ligjit në fuqi, pashmangshëm, jo që do të mundë, por do te ketë mpakte afektive dhe influencime tejet të rënda”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e së drejtës, duke e analizuar krizën në të cilën po futet Qeveria e re e Kosovës, pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga LDK-ja, me mbështetjen e partive të tjera politike në opozitë, do të ndikonnegativisht në gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe një zvarritje të re për shpalljen e aktakuzave dhe fillimin e arrestimeve nga Gjykata Speciale-Dhomat e Specializuara. Kështu thotë profesori i së drejtës Riza Smaka për “Kosova Sot Online” .

Image
Riza Smakaj

“Nëse do të shkarkohej Qeveria aktuale, në kontekstin e pandemisë Corona Virus, të kohës së funksionalizimit edhe të Kolegjeve Prokuroriale e Gjyqësore Speciale, të nevojave imediate të reformimeve të mirëfillta në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë, të ndërtimit të rendit juridik dhe të aplikimit të përkushtuar të ligjit në fuqi, pashmangshëm, jo që do të mundë, por do te ketë mpakte afektive dhe influencime tejet të rënda”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”. Jo vetëm kaq, sipas profesorit Smaka rrëzimi i Qeverisës Kurti, e cila u formua pas kati plot 6 muaj vonesë nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj në koalicionin e PAN-it, por do të ketë ndikime negative edhe në fusha të tjera në të gjitha sferat e jetës socio-ekonomike, arsimore, kulturore e veçanërisht në ato politike të brendshme e të jashtme. Sido qoftë, goditjen më të madhe do ta merrte fusha e sistemit të drejtësisë, duke u ndaluar për një kohë të gjatë nismat për reforma. “Nismat pragmatike në funksion të sundimit të ligjit apo të legalitetit, të ndërmarra nga ekzekutivi aktual, do të devalvoheshin dhe degradoheshin tërësisht .Trendët negative në segmentin e arsimit të të gjitha niveleve, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës e shkencës, do të keqësoheshin”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”. Rrëzimi i Qeverisë aktuale, dhe formimi i qeverisë së re, sipas profesorit Smaka, bazuar në procedurat e zakonshme e pazareve që mundë të dalin në shesh, mundë të zgjas edhe disa muaj të tjerë, duke e humbur tërësisht vitin në të cilin kemi hyrë tani, prajna pasojat do janë të pa riparueshme, jo vetëm për drejtësinë dhe ndikimin e punës së Gjykatës Speciale, por në një rreth akoma më të gjerë, në fushën politike dhe socio ekonomike. Për të mos ndodhë kjo, sipas profesorit Smaka, do të duhej formuar një qeveri e re, me masa të shpejta dhe marrëveshje politike, e në përbërje të së njëjtës do të duhej përfshi ish ministra me përvojë në të kaluarën, por që janë treguar të suksesshëm, në mënyrë që sado pak të ndikohet në punë më efikase të ekzekutivit të ri, nëse kjo Qeveri e tanishme rrëzohet me mocionin e proceduar nga LDK. “Procedurat e formimit të Qeverisë se re do të zvarriten sikundër zakonisht, dhe e njëjta do të rezultonte me ministra konsensual e për aq më pak meritor,dhe si të tillë apriori nuk premtojnë punë e aktivitete të kërkuara e të duhura. Në kontekstin e rrethanave aktuale ekziston droja e krizës ekonomike me mpakte në funksionimin bankar e financiar. Nëse do të realizohej rënia e Qeverisë, zgjidhje më e përshtatshme do të ishte formimi i ekzekutivit me strukturë të ekspertëve meritor nga ministrat e profileve politike çfarë deri tani kanë qenë predominante”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online“.

(Kosova Sot Online)