Dy persona mbesin të lënduar nga një aksident në Drenas

  • 23 March 2020 - 10:02
Dy persona mbesin të lënduar nga një aksident në Drenas

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas, në segmentin rrugor Poklek-Drenas.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)