95-vjeçarja mposht Koronavirusin, personi më i vjetër i shëruar në Itali

  • 23 March 2020 - 11:09
95-vjeçarja mposht Koronavirusin, personi më i vjetër i shëruar në Itali

Një e moshuar 95-vjeçare, e cila u diagnostikua me koronavirus në fillim të marsit, është bërë personi më i vjetër i shëruar nga koronavirusi në Itali.

Alma Clara Corsini, nga Fanano, u shtrua në spital me urgjencë më 5 mars, pasi kishte shenja të virusit, i cili deri tani u ka marrë jetën 5476 personave në Itali.

Tashmë, mjekët kanë bërë të ditur se trupi i 95-vjeçares ka arritur të reagojë, duke mposhtur virusin dhe ka bërë një rikuperim të plotë.

“Po, po, unë jam mirë tani. Ata që u kujdesën për mua ishin njerëz shumë të mirë dhe tani do të më dërgojnë në shtëpi”, ka thënë gjyshja e shëruar tashmë nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)